Shitje

Agjentet-e-Shitjes-se-Pasurive-te-paluajtshme-Century-21-DanushiProçesi i shitjes.

Po kërkoni të shisni shtëpinë tuaj?

Doni të dini vlerën e pronës tuaj?

Ju mund të gjeni përgjigje te pyetjeve tuaja duke kontaktuar me një Agjent Profesionist të CENTURY 21 Danushi. Ne ju vijmë në ndihmë për vleresimin, analizen dhe përmbushjen e plotë të nevojave tuaja.

Prezantimi i shtëpisë suaj

Shtëpia e pare me syte tuaja eshte “perfekte”. Por, asnjëherë nuk mund të jeni të sigurt nëse shtëpia juaj do të ketë të njejtin impakt si tek ju ashtu dhe tek blerësi i saj potencial. Ky është rasti për ta vendosur shtëpinë tuaj në qendër të vëmendjes. Ka disa gjëra që ju mund të bëni për të venë në pah karakteristikat e shtëpisë tuaj dhe për të joshur blerësin potencial. Agjenti i CENTURY 21 DANUSHI do ju ndihmojë me këshilla, që do të maksimizojne prezantimin e shtëpisë tuaj dhe do të terheqe blerës potencial. Agjentet e CENTURY 21 DANUSHI, kane të gjitha aftësitë e duhura për të nxjerrë në pah anët më të mira të shtëpisë tuaj!

Përcaktimi i çmimit të shitjes

Ju duhet t’i kushtoni vëmendje përcaktimit të çmimit të saktë te shtëpisë suaj. Agjenti CENTURY 21 Danushi është trajnuar të kryejë një Analizë Krahasuese Tregu dhe eshte i afte të beje vlerësimin e drejtë të prones suaj. Ne zotërojmë mjetet dhe informacionin e duhura për të percaktuar çmimin e pronës ne funksion të karakteristikave të saj dhe të vlerave të tregut.

Nëse ju duhet një vlerësim formal për pronën tuaj, Agjensia CENTURY 21 Danushi mund t’ju referoje një nga partnerët tane vlerësues që do ju ndihmojë me çmime preferenciale.

Negocimi i ofertës

Negocimi i ofertës mund të jetë çasti më kritik gjatë proçesit të shitjes së pronës. Ky është çasti i cili mbart nivelin më të lartë të rrezikut, pasi mungesa e një kompromisi të vogël nga ana juaj mund të sjellë hezitimin e blerësit apo largimin e tij.

Profesionistët real estate CENTURY 21 DANUSHI, duke qenë se janë pranë blerësve dhe shitësve, kanë teknikat e duhura për të ruajtur ekuilibrin dhe për t’ju ofruar çmimin më të mirë të mundshëm nëpërmjet aftësive të tyre negociuese, të fituara gjatë trajnimeve intensive dhe përvojës së gjerë.

Zgjidhni te bashkepunoni me ne!

Perfitoni nga pervoja dhe profesionalizmi i me te mireve dhe na KONTAKTONI!

c21 ekspertet imobiliar- si mund te gjej vleren e shtepise sime